Interi fitoi mbrëmjen e djeshme me rezultat të thellë 5-0 me Salernitana. Një fitore që ishte e merituar nga skuadra e Simone Inzgahit, ku Lautaro Martinez dhe Dzeko ishin herojtë e takimit, ku i pari shënoi 3 herë, ndërsa i dyti shënoi dy golat e fundit.
Me këtë fitore, Interi arrin statistikën e veçantë në Seria A, e cila nuk ndodhte prej më shumë se 6 dekadash. Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, Interi është skuadra e parë ku ka arritur të realizojë 10 gola ndaj një skuadre të vetme pa pësuar asnjë gol brenda një sezoni të Serisë A në dy ndeshje direkte.
Kjo ka ndodhur për herë të parë përpara 63 vitesh ku Fiorentina ka fituar 6-0 dhe 4-0 ndaj Torinos në sezonin 1958/1959.Një statistikë e veçantë kjo për skuadrën zikaltër të Simone Inzaghit.
10 – Inter are the first team to score 10 goals against a single opponent in a Serie A season without conceding a single goal (10-0 aggregate v Salernitana) since Fiorentina against Torino in 1958/59 (6-0 and 4-0). Rage.#InterSalernitana
— OptaPaolo ? (@OptaPaolo) March 4, 2022
/f.a/abcnews.al