“Marrëdhënia e Perëndimit me Rusinë nuk do të jetë më njësoj”, NATO paralajmëron: Lufta mund të bëhet më keq

schedule14:19 - 4 Mars, 2022

schedule 14:19 - 4 Mars, 2022

Sekretari i përgjthshmë i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëron se ka të ngjarë që ditët në vijim të jenë më të këqija për sa i përket luftës Rusi-Ukrainë.

Gjatë fjalimit të tij në Samitin e ministrave të jashtëm në Bruksel, Stoltenberg, tha se Rusia mund të përdorë armë më të rënda ndërsa sulmet ruse vazhdojnë në një pjesë të madhe të Ukrainës.

Stoltemberg nënvizoi se pushtimi i Ukraomës nga Rusia është luftë e Putinit, shkruan Skynews. Ndër të tjera, Stolrenberg i bëri sërish thirrje Rusisë të tërheqë trupat ushtarakë nga Ukraina.

KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë

“Ne i bëjmë thirrje presidentit Putin që të ndalojë menjëherë këtë luftë, të tërheqë të gjitha forcat e tij nga Ukraina pa kushte dhe të angazhohet në diplomaci të vërtetë tani”.

Stoltenberg tha se NATO “nuk është pjesë e këtij konflikti”, por ka një “përgjegjësi për të siguruar që të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës”.

Ai tha se kjo do të ishte gjithnjë më “shkatërruese dhe e rrezikshme”.

Ministrat ranë dakord se marrëdhënia e NATO-s me Rusinë ka “ndryshuar rrënjësisht” në planin afatgjatë, shton Stoltenberg./abcnews.al/