Rrëfimi i banorit nga Ukraina: Marrja e centralit bërthamor nga rusët, shqetësim për gjithë botën, është terrorizëm

schedule09:00 - 4 Mars, 2022

schedule 09:00 - 4 Mars, 2022

Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë u sulmua në orët e para të mëngjesit sot nga ushtria ruse në Ukrainë, duke zgjuar kështu frikën e një katastrofe si ajo e Çernobilit, e cilësuar si katastrofa më e madhe e njerëzimit e ndodhur shumë vite më parë.

Bëhet fjalë për bombardimin e një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia. Në lidhje me këtë një banor i zonës thptë për radion e BBC Today, se sulmi i termocentralit është shqetësim jo vetëm për Ukrainën por për gjithë botën.

“Është një shqetësim jo vetëm për zonën tonë, por për Ukrainën dhe gjithë botën, pasi është një nga termocentralet më të mëdha bërthamore në Evropë me sa di unë. Është çmenduri, është thjesht terrorizëm, nuk kam fjalë, bota duhet të bëjë diçka për këtë”, tha banori për BBC.

Lexo edhe: Liderët botërorë dënojnë sulmin rus në centralin bërthamor

Ndër të tjera ai tha se ka miq dhe të afërm në Rusi dhe tha se njerëzit atje janë të ndarë në dy grupe, grupi që iu është bërë lavash truri nga propaganda e Putin dhe grupi që është kundër luftës dhe pushtimit rus. Udhëheqësit botërorë kanë akuzuar Rusinë se po rrezikon sigurinë e një kontinenti të tërë pas sulmit në një termocentral bërthamor, shkruan BBC.

Autoritetet ukrainase thanë rreth orës 2:30 të mëngjesit të së premtes me orën lokale një zjarr kishte shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës. Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Zjarri shpërtheu pas bombardimeve nga forcat ruse. Autoritetet ukrainase bëjnë të ditur se zjarri tani është shuar dhe se s’ka viktima. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Jonson tha se veprimet e Rusisë mund të kërcënojnë sigurinë e të gjithë Europës./abcnews.al/