Këtë tetë Mars gratë në Tiranë zgjodhën të protestojnë. Banoret e zonës se “Astirit” dolën në rrugë kundër projektit të Unazes së Madhe. Ndërkaq, shoqëria civile protestoi përpara Drejtorisë së Policisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale kundër dhunës ndaj grave.
Punë, festë, protestë. I tillë ishte tetë Marsi në Tiranë. Secila për një arsye të vetën e të gjitha bashke kundër dhunës, gratë dolën në rrugë.
Banorët e Unaze së Re protestuan kundër projektit të zgjerimit të rrugës që iu prek shtëpitë. Krah tyre ishin dhe përfaqësues të opozitës.
Gratë thonë se nuk po arrijnë të gëzojnë të drejtat që iu jep ligji. Zemërimin e tyre nën organizimin e shoqërisë civile e shprehen përpara Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit. Bashkë me gratë kishin dalë dhe burrat.
Treguan se janë këtu kundër heshtjes se institucioneve shtetërore të cilat sipas tyre nuk marrin përgjegjësi e nuk propozojnë zgjidhje ndonëse dhuna në familje në tetë raste vetëm në tre muajt e parë të vitit ka njohur formën më ekstreme të saj. Tetë gra kanë mbetur viktima të burrave.
Me pas marshuan drejt Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prej të cilës kërkuan një reagim më të fortë dhe të koordinuar kundër abuzimit.
Ndërkohë që apeluan për të qenë të gjithë bashkë kundër pengesave, paragjykimit e dhunës./abcnews.al