Tre shtetas turq janë arrestuar nga policia në Durrësi pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.
Në pranga janë vënë E. A., 42 vjeç, Ç. A., 41 vjeç dhe F. A., 39 vjeç, të tre banues në Turqi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit E. A., 42 vjeç, Ç. A., 41 vjeç dhe F. A., 39 vjeç, të tre banues në Turqi, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.