Abissnet Superiore rikthehet sot me duelet e javës së 22-të dhe në program janë dy finale me kuptimin e vërtetë të fjalës, pasi veç tre pikët u bëjnë punë ekipeve që zbresin në fushën e lojës.
Kështu, në orën 16:45, pas pesë humbjeve kërkon pikët maksimale Skënderbeu i vendit te fundit. Përballë do të ketë Vllazninë, që duke parë duelin direkt mes Tiranës e Laçit, mendon ende për kreun e tabelës.
Në mbrëmje luhet një nga ndeshjet derbi të kryeqytetit, Dinamo-Partizani. “Elbasan Arena” hap dyert prej orës 19:45 dhe blutë janë në një moment të keq, që shpëtim gjejnë vetëm te tre pikët.
Partizani nga ana tjetër do vazhdimësinë e ndeshjeve pa humbje, pse jo për të shpresuar të kapë vendin e katërt. / abcnews.al


