Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka deklaruar se është i bindur se presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur të nisë një pushtim të Ukrainës dhe se sulmi mund të ndodhë në “ditët në vijim”.
Biden tha se bindja e tij për pushtimin e Ukrainës nga Rusia bazohej nga informacionet e inteligjencës amerikane, e cila thotë se Kievi do të jetë një shënjestër për Moskën. Megjithatë Rusia mohon se po planifikon të pushtojë Ukrainën.
Ndërkohë, vendet perëndimore akuzojnë Rusinë se po përpiqet të organizojë një krizë të rreme në rajonet separatiste lindore të Ukrainës për t’i dhënë arsye për të nisur ofensivën ushtarake. SHBA vlerëson se ka 169,000 deri 190,000 trupa ushtarak rusë të grumbulluar në kufi.
Në një fjalim televiziv nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden tha se SHBA kishte “arsye të forta për të besuar” se forcat ruse “po planifikonin dhe sulm ndaj Ukrainës në javën e ardhshme, apo në ditët në vijim”.
Ukraina ka thënë vazhdimisht se nuk po planifikon ndonjë sulm dhe ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba hodhi poshtë atë që ai i quajti “raportet e dezinformimit rus”..abcnews.al/