Vazhdojnë protestat kundër masave anti-covid në Zelandën e Re, dhjetra të arrestuar

schedule08:24 - 10 Shkurt, 2022

schedule 08:24 - 10 Shkurt, 2022

Protestat kundër masave anti-covid vazhdojnë në Zelandën e Re, për të tretën ditë radhazi. Rreth 50 persona janë arrestuar  pas përplasjeve të shumta mes protestueseve dhe policisë.

Forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë tubimin dhe kampin e improvizuar që ishte ngritur pranë parlamentit. Protesta filloi të martën, në vazhdën e protestave të  kamionistëve kanadezë që filloi në janar, kundër vaksinimit të detyrueshëm të Covid-19.

Në Zelandën e Re, qindra kamionë bllokuan distriktin Wellington të Parlamentit të martën. Shumica e automjeteve u larguan pas 24 orësh. Zelanda e Re e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 për personelin shëndetësor, ligjzbatues dhe arsimor.

Sipas kryeministres Jacinda Ardern, 96% e Zelandës së Re është vaksinuar kundër Covid.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!