Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Korrupsion e shpërdorim detyre, 5 arrestime në Salerno, në pranga edhe ish-prokurori dhe ish-gjenerali i Guardia di Finanza

schedule11:39 - 9 Shkurt, 2022

schedule 11:39 - 9 Shkurt, 2022

Pesë persona u arrestuan për korrupsion në orët e para të ditës së sotme, në Salerno, për llogari të hetuesve në gjykatën e Napolit. 5 të arrestuarit janë lënë momentalisht në arrest shtëpie.

Mes të arrestuarve janë Roberto Penna, në kohën e fakteve të kontestuara si zëvendësprokuror në Salerno , avokatja e Gjykatës së Salernos Maria Gabriella Gallevi, partnere e ish-prokurorit , përveç sipërmarrësve Francesco Vorro , Umberto Inverso dhe Fabrizio Lisi, ky  i fundit ish gjeneral i Guardia di Finanza .

Akuzat

Në këtë rast, pesë të arrestuari konsiderohen të dyshuar për krime e korrupsion për ushtrimin e funksioneve të tyre, korrupsionin për vepër në kundërshtim me detyrën zyrtare, korrupsionin në aktet gjyqësore dhe nxitje të padrejtë për të dhënë apo premtuar përfitime. /abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!