Presidenti Ilir Meta ka ndarë një foto nga Durrësi ku shfaqet me dy gishta lart. Meta thotë se Durrësi edhe në dimër është i paparë, ndërsa ngre pyetjen si mund të jetë ai në pranverë.
“Durrësi edhe në dimër i paparë! Po në Pranverë?”, shkruan Meta.
Duket se kjo foto mban një mesazh për procesin e shqyrtimit të shkarkimit të tij në Gjykatën Kushtetuese dhe zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 mars.
Mes bashkive pa kryetar ku do të zhvillohet ky proces zgjedhor është edhe ajo e Durrësit.
/abcnews.al