FOTO+EMRAT/ Këta janë shqiptarët e rrezikshëm që u bën “gol” policëve në Greqi, sharruan hekurat dhe ia mbathën nga burgu

schedule16:04 - 7 Shkurt, 2022

schedule 16:04 - 7 Shkurt, 2022

GREQI – Olis Thoma Prifti, 43-vjeç, me origjinë nga Dropulli, është një nga personat e arratisur nga burgu në Hania të Greqisë. Një tjetër nga të arratisurit është identifikuar me inicialet Aardian Meta., 32 vjeç nga Divjaka.

I treti njihet si D. F., 34 vjeç i dënuar për “trafik droge” ndërsa shqiptari i katërt raportohet se është një 29-vjeçar shqiptar i njohur me mbiemrin B… Ndërsa i arratisuri i 5-ë, është një pakistanez, i dënuar për vrasjen e tre personave.

Në mediat greke janë publikuar edhe fotot e shqiptarëve dhe pakistanezit që kanë mundur të sharrojnë hekurat e burgut dhe të arratisen.

Raportohet se ata kanë qenë duke u transferuar në një burg tjetër por kanë përfituar nga rasti dhe ia kanë mbathur. Të arrestuarit kishin mbërritur në Chania pas transferimit të tyre, me traget nga Pireu, mëngjesin e së shtunës, 5 shkurt.

Katër shqiptarët dhe një pakistanez dyshohet se kanë hyrë në tualetin e qendrës së paraburgimit dhe pasi kanë prerë hekurat nga dritarja me një objekt të mprehtë, janë hedhur një nga një dhe kanë dalë në garazhin e nëndheshëm të Komisariatit të Policisë.

Mungesa e të pestëve është vënë re nga punonjësi i policisë së turnit të mëngjesit në numërimin standard.

Deri më tani policia ka mundur të sekuestrojë vetëm furgonin me të cilin dyshohet se u larguan 5 të arratisurit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!