Saul Niguez u largua pas 12 vitesh nga Atletico Madrid, lojtari zbulon arsyen

schedule11:37 - 3 Shkurt, 2022

schedule 11:37 - 3 Shkurt, 2022

Saul Niguez është larguar nga Atletico Madrid pas 12 vitesh qëndrimi në Spanjë me “Rojiblancos”.

27-vjeçari  zgjedhi të bashkohet me Chelsea në formë huazimi deri në fund të sezonit gjatë afatit kalimtar të verës.

Niguez u aktivizua për herë të parë me Atleticon në vitin 2012 dhe që atëherë ka bërë 340 paraqitje për klubin, por sezonin e fundit nuk ishte më i preferuari i trajnerit Diego Simeones, ndërsa edhe në ato ndeshje që aktivizohej luante jashtë pozicionit të tij natyral.

Shumë shpejt u bë e qartë se ndryshimi i ekipit ishte më i miri për të dyja palët dhe Saul tashmë ka shpjeguar arsyen e largimit nga Wanda Metropolitano.

“Më duhej të largoja kokën nga bota e Atletico Madridit për një kohë sepse kam qenë atje që kur isha 12 vjeç dhe gjithçka më ndikonte shumë më tepër. Nëse tifozët ju fishkëllejnë, kjo ndikon shumë më tepër tek ju, sepse ata njerëz janë njerëzit tuaj dhe kur keni momente të vështira, i jetoni në një mënyrë tjetër”, ka theksuar Niguez për “Mundo Deportivo”.  /f.a/abcnews.al