Egnatia do të luajë kundër Kukësit sfidën e javës së 19-të të Abissnet Superiores, ditën e dielë në orën 13:45.
Pas barazimit me Dinamon javën e kaluar, rrogozhinasit do kërkojnë të “rrëmbejnë” 3 pikët e mbijetesës ndaj skuadrës së Diego Longos.
Trajneri Zekirija Ramadani do të ketë mundësinë të aktivizojë dy lojtarë të rinj në përballjen me verilindorët.
Mesfushori Filip Duranski dhe sulmuesi Dzon Delarge janë gati për stafin teknik dhe pritet edhe debutimi i tyre në fundjavë.
Aktualisht rrogozhinasit kanë 16 pikë të renditura në vendin e 9-të në zonën e rrezikut. /f.a/abcnews.al