Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dyshonin se u vodhi në banesë, dy të rinjtë marrin peng 20-vjeçarin në Tiranë

schedule10:05 - 24 Janar, 2022

schedule 10:05 - 24 Janar, 2022

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, pasi kanë marrë peng një 20-vjeçar. Sipas bluve janë prangosur E. H., 35 vjeç dhe E. H., 33 vjeç.

Këta të fundit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në magazinën e shtetasit Xh. K., 58 vjeç, kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasin R. F., 20 vjeç, pasi dyshonin se shtetasi R. F. ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. K.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. H., 35 vjeç dhe E. H., 33 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në magazinën e shtetasit Xh. K., 58 vjeç, kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasin R. F., 20 vjeç, pasi dyshonin se shtetasi R. F. ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. K”, njofton policia.



/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!