Arrestohet i plagosuri i atentatit në Vlorë

schedule11:35 - 18 Shkurt, 2019

schedule 11:35 - 18 Shkurt, 2019

Armando Sulejmani i njohur si “Çipuri”, është arrestuar nga policia në spital, pasi mbante një armë pa leje. 43-vjeçari i shpëtoi atentatit të së dielës në Vlorë, ku mbetën të vrarë kunati dhe shoku i tij. Nga burime të policisë dyshohet se “Çipuri” është porositësi i vrasjes së Ferdinand Llanajt, ngjarje e ndodhur dy vite më parë në qytetin bregdetar.

Armando Sulejmani që mbeti i plagosur nga atentati i së dielës në Vlorë i është kominukuar masa e arrestit pasi policia i gjeti një armë që mbante pa leje. 43-vjecari i njohur si “Çipuri” i shpëtoi pritës ku mbetën të vrarë kunati dhe shoku i tij dhe ndodhet në spital.

Mjekët thonë se ka marrë dy plumba dhe nuk ka më rrezik për jetën. Per ngjarjen u shoqëruan disa persona për t’u marrë në pyetje dhe më pas u lanë të lirë.

Objektiv i atentatit ka qenë “Çipuri” i cili ishte ulur në sediljen e pasme të automjetit tip “Volkvagen Passat”. Makina drejtohej nga 45-vjeçari Arjan Hasani i cili mbeti i vdekur nga të shtënat me kallashnikov sëbashku me Orest Rexhon. Në vendngjarje u gjetën 25 gezhoja.

Autorët u larguan pas krimit në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës dhe dyshohet se mjeti që u gjet i djegur në afërsi të fshatit Babicë të jetë vjedhur. Makina ishte pajisur me targa false dhe pranë saj u gjetën armët që janë përdorur gjatë atentatit.

Armando Sulejmani dyshohet nga policia si një nga porositësit e atentatit ndaj Ferdinand Llanaj ngjarje e ndodhur në 1 Tetor të vitit 2017, në rrugën “Transballkanike”.

Mësohet se në vitin 2016, “Çipuri” i ka shpëtuar një tjetër atentati pranë shtëpisë në lagjen “Pavarësia”, ku mbeti i plagosur. Për këtë ngjarje nuk pati të arrestuar, ndërsa 43-vjeçari kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte akuzuar për një vrasje dhe dënuar me 20 vjet burg. Besohet se gjithçka lidhet me një sagë hakmarrjesh të nisura nga masakra e Çoles prej vitit 2015, ku mbetën të vrarë tre persona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!