Richard Danso ishte i pari nga afrikanët që u largua një ditë më parë nga Tirana. Sot badheblutë kanë njoftuar edhe për një tjetër lëvizje në dalje.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Isaac Gyamfi.
Mesfushori i cili iu bashkua ekipit në Gusht të vitit 2020 ka pranuar ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit”, njoftojnë kryesuesit e kampionatit këtë sezon.
Gyamfi vjet luajti më shumë se 20 ndeshje, kurse këtë sezon as nuk është grumbulluar. Largimi i tij ishte thjesht çështje kohe dhe njoftimi zyrtar. / abcnews.al