Një apartament në zonën Freskut në Tiranë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gazetarja e Abc Xhensila Kodra ka siguruar video nga momenti kur apartamenti ishte i mbërthyer nga flakët.
Policia njoftoi se zjarri ra në katin e katërt të pallatit, në apartamentin e marrë me qira nga një grua.
Si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse për të fikur zjarrin.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. be.k/abcnews.al