Hapja e kordonit policor, Kuko: Plani i masave parashikon të gjithë skenarët 

schedule12:39 - 16 Shkurt, 2019

schedule 12:39 - 16 Shkurt, 2019

“Policia ka planin e masave në proporcion me protestën. Plani i masave parashikon të gjithë skenarët  e mundshëm”. Këtë përgjigje dha në studion e  ABC News Zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko,  duke folur për hapjen e kordonit ballor të policisë para kryeministrisë, ndërsa bëri thirrje për vetëpërmbajtje.

“Policia ka planin e masave në proporcion me protestën. Plani i masave parashikon të gjithë skenarët  e mundshëm. Policia siguron mbarëvajtjen e protestës dhe mos agravimin e situatës. Edhe thirrjet e policisë janë për vetëpërmbajtje. Ky është momenti ku të gjithë të bëjnë thirrje për vetëpërmbatje. Kjo nuk është dmeokraci, demokracia nuk manifestohet përmes dhunës”.

Sipas saj kundërpërgjigjia është në planin e masave të policisë.

“Uji dhe gazi janë në proporcion me agravimin e situatës, jo për të dëmtuar, po për të siguruar rendin dhe sigurinë publike”.

Sa i takon apelit të policisë të bërë edhe pak ditë më parë për përfshirjen e personave me precedentë penalë, Kuko apeloi që të mos tërhiqen në vepra penale.

“Nëpërmjet informacione operative janë marrë informacione për persona me precedentë që mund të ishin në turmë dhe policia e ka deklaruar që të garantohet e drejta e protestimit për ata që duan të protestojnë për të drejtën e tyre demokratike. Ata që protestojnë sot të mos tërhiqen në vepra penale nga këta persona që mund të jenë agjitatorë që nxisin dhunën. Organizatorët e protestës mbajnë përgjegjësinë e tyre për mbrëvajtjen. Rruga Ismail Qemali ka rëndësi të veçantë për lëvizjen e qytetarëve”.

Kuko tha se do të ketë procedime penale, pasi ka shaktërrim të pronës publike.

“Këto janë imazhe të Shqipërisë që nuk do donim t’i shihnim në 2019, policia po bën thirrje për të zbatuar ligjin. Janë konsumuar vepra penale, ata protestues kanë të drejtë të protestojnë, ka shkatërrim të pronës publike, kundërshtim të punonjësit të policisë”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!