Një rrëmujë e madhe u shkaktua në portat hyrëse të stadiumit “Air Albania” para ndeshjes mes Tiranës dhe Vllaznisë.
Policia nuk ka lejuar hyrjen e tifozëve pa karta identiteti duke zënë shumë prej tyre në befasi.
Një grup inspektimi nga UEFA janë stadium dhe kjo kërkesë i është bërë në mënyre rrufe tifozëve pa pasur asnjë njoftim.
Fillimisht tifozët u ndaluan, por më pas Policia e Shtetit u tërhoq nga kërkesa e vet. /abcnews.al

