Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj ka publikuar një video, ndërsa thekson se Berisha me zë dhe figurë planifikoi dhunën në selinë e PD-së.
Sipas nënkryetarit demokrat, gjuha e përdorur nga Berisha mund të sillte edhe gjakderdhje në PD.
“Ai që e nxiti, paralajmëroi dhe planifikoi dhunën kundër PD është Sali Berisha. Me zë dhe le figurë. Ai dhe mercenarët e tij e lajmëruan publikisht se kundër demokrateve do të përdorej dhunë, madje mund te derdhej edhe gjak. Gjuha e urrejtjes se Sali Berishëes solli dhunën në shtëpinë e gjithë demokratëve në 8 janar. Por demokratet e kuptuan atë qarte, prandaj e dhe braktisën Berishën dhe bandën e tij që donte gjakderdhje!” shkruan Alibeaj.
g.v/abcnews.al