Escobar dënoi dhunën në protestë, Kim “shigjeton” Berishën: A jeni lodhur nga spin doctors?

schedule18:40 - 12 Janar, 2022

schedule 18:40 - 12 Janar, 2022

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” është shprehur për një sërë çështjesh. Ai e ka nisur intervistën duke dënuar dhunën e përdorur gjatë protestës së 8 janarit zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa ka kaluar edhe te roli që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit.

“Jeni lodhur nga “spin doktorët” (propagandues, manipulues)? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar. Ai gjithashtu diskutoi për integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj”, shkruan Kim.

Lexo edhe: Paralajmërimi i fortë i SHBA-së: Do të shpallim persona të tjerë “non grata”

“Spin doctors”, në letërsi dhe kinema, janë dinakë, manipulues, të pandershëm e dhelparakë. Ky term i cili është huazuar nga bejsbolli, me fjalën spin nënkuptohet efekti që i jepet topit kur lëshohet, një veprim i cili tregon për “kthesën”, apo “prerjen” që këta konsulentë dinë t’u japin lajmeve. Janë konsulentët strategë të kandidatit, ata që kurojnë komunikimin dhe imazhin e tij, duke i sugjeruar se si të shprehet, si të vishet dhe cilët gjeste të bëjë apo të mos bëjë.

Pas zhvillimeve të fundit në PD, protestës së iniciuar nga Berisha dhe “luftës” për të ardhur sërish në krye të PD, duket se me këtë reagim Kim përcjell një mesazh të koduar për ish-kryeministrin.

Kujtojmë se në intervistën e tij Escobari, i pyetur për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Berisha dhe rikthimin e tij duke u ndjekur nga mbështetësit, tha se përcaktimi kishte të bënte me korrupsionin dhe se nuk kishte të bënte me politikën e mbështetësve apo me jetën e tij politike. I pyetur nëse do të ketë sanksione të tjera, ai u shpreh i prerë se nuk do të donte të fliste për shumë arsye, ndërsa shtoi se do të ketë përcaktime të tjera në rajon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!