Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Eksperti: Armatosja bërthamore e Iranit do ishte një kërcënim serioz për paqen

schedule21:50 - 20 Maj, 2026

schedule 21:50 - 20 Maj, 2026

Eksperti i Sigurisë Bedri Elezi, në një intervistë për emisionin “War Report”ABC News Albania, foli për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe paralajmërimet e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Iranin.

Sipas Elezit, deklaratat dhe qëndrimet e Teheranit zyrtar krijojnë pasiguri në rajon dhe rrisin tensionet ndërkombëtare, sidomos për çështjen e programit bërthamor iranian.

“Nuk e dimë se çfarë ka dashur Teherani zyrtar të komunikojë me qytetarët apo edhe partnerët duke kërcënuar SHBA-në. Posedimi eventual i armëve bërthamore nga Irani shkakton pasiguri dhe mbetet kërcënim serioz edhe për vetë popullin iranian”, u shpreh ai.



Elezi theksoi se paqja në rajon mbetet e ekspozuar ndaj rreziqeve serioze, ndërsa dialogu mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit vazhdon të mbetet i brishtë.

“Nuk e dimë se çfarë ka dashur Teherani zyrtar të komunikojë me qytetarët apo edhe partnerët duke kërcënuar SHBA-në. Posedimi eventual i armëve bërthamore nga Irani shkakton pasiguri dhe mbetet kërcënim serioz edhe për vetë popullin iranian. Pra paqja do të ishte gjithnjë e ekspozuar ndaj një rreziku serioz. Kërkesa e SHBA ende mbetet një ‘brishtësi e dialogut’. Presidenti i SHBA, po shfrytëzon të gjitha mundësitë që të mos ketë përplasje ushtarake, gjithmonë duke pasur në dorë njohuri për rezultate që mund të vijnë nga një angazhim i ri. Megjithatë unë dua të besoj  që Teherani po shfrytëzon kohën dhe jam i bindur se para fundit të qershorit do të kemi të gjithë angazhimin e përmbyllur qoftë për situatën në Ukrainë po ashtu edhe për situatën në Lindjen e Mesme”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!