Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PS-PD tjetër dakordësi/ Draft i përbashkët për rregulloren e re të Kuvendit, propozohen 11 komisione

schedule23:15 - 20 Maj, 2026

schedule 23:15 - 20 Maj, 2026

Rezoluta e përbashkët për integrimin europian jep efektin e parë në parlament. Për herë të dytë brenda 1 jave, PS dhe PD kanë arritur sërish dakordësi.

Kësaj radhe për rregulloren e re të Kuvendit, imponuar këtë herë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe afati i vendosur.

Burime nga Kuvendi i bëjnë me dije Abc News se PS dhe PD kanë rënë dakord për një draft të përbashkët, që kalon të enjten në Këshillin e Mandateve dhe për votim në parlament.



Së pari, është arritur dakordësi për të shtuar numrin e komisioneve, nga 8 në 11, propozimi i PS. Së dyti, palët kanë arritur një zgjidhje të ndërmjetme të propozuar nga kryetari i Kuvendit për ligjet e integrimit.

Procedurë të përshpejtuar sipas propozimit të PS do të ketë vetëm për ato ligje, të cilat Brukseli ka vendosur afat kohor për t’u miratuar nga parlamenti; për të tjerat procedurë normale.

Sa i përket seancës plenare, mbetet në fuqi koha e fjalës së deputetit në 10 minuta, jo 5 minuta siç propozoi PS, ndërsa u vendos që pas orës 22 të mbrëmjes seanca të ndërpritet për të vijuar të nesërmen, në raste zgjatjeje, në rast se kërkohet nga një kryetar grupi parlamentar.

Krerët e institucioneve të pavarura, duke filluar nga ato të drejtësisë, do të vijojnë të raportojnë si në komisionet përgjegjëse edhe në seancë plenare, duke mos ia lënë këtë si ekskluzivitet vetëm Komisionit të Mbikëqyrjes Parlamentare drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Masat e përjashtimeve ashpërsohen nga 10, 30 deri në 60 ditë. Por ditët e përjashtimit do të konsiderohen kalendarike, pra do të numërohen edhe fundjavat, të cilat janë pushim dhe jo ditë pune.

Këtë hyrje ndryshon Sekretariati i Etikës. Do të ketë barazi në anëtarë. Në raste mosdakordësie, për përjashtimet do të vendosë Byroja e Kuvendit.

Sa i përket kontrollit parlamentar, u pranuan dy kërkesa të PD: kur institucionet nuk u përgjigjen deputetëve, me kërkesë të kryetarit të Kuvendit janë të detyruara brenda 5 ditëve të japin informacion.

Në rast mungese reagimi, ndaj titullarit të institucionit merren masa disiplinore deri në shkarkim.

Po ashtu, në komisione parlamentare, kur pakica parlamentare kërkon thirrjen e një titullari institucioni për seancë dëgjimore, duhet të realizohet brenda dy ditëve nga paraqitja e kërkesës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!