Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shuplakë për Beogradin”, Rexhaj: Nominimi i Eric Wendt si ambasador përcjell mesazhin se ‘Tirana është adresa rajonale e SHBA’

schedule20:27 - 20 Maj, 2026

schedule 20:27 - 20 Maj, 2026

TIRANË-  Ambasadori i ri i propozuar nga presidenti Trump për Shqipërinë, zhvillon seancë dëgjimore në Senatin Amerikan. Eric Wendt tha se do të punonte për të forcuar Shqipërinë si një vend ligjor të sigurt për shtetasit dhe investimet amerikane.

Ambasadori tha se SHBA ka mbështetur një SPAK apolitik dhe të investuar në luftën kundër trafiqeve, ndërsa quajti portin e ri të Porto Romanos një pikë kyçe edhe për interesat amerikane.

Analisti Albatros Rexhaj, i ftuar në emisionin Real Story”, e cilësoi nominimin Eric Wendt si ambasador amerikan në Shqipëri si një sinjal të qartë strategjik nga SHBA.



Sipas Rexhajt, fakti që “një figurë e rëndësishme” po nominohet për ambasador në Tiranë ka simbolikë të fortë politike dhe gjeostrategjike.

Analisti theksoi se ky zhvillim përbën “një lajm shumë të mirë për Shqipërinë dhe faktorin shqiptar në rajon”, duke shtuar se ekziston një koordinim i heshtur mes Tiranës, Prishtinës dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ai e interpretoi ardhjen e ambasadorit të ri edhe si një mesazh ndaj Serbisë.

 “Tani vjen një figurë e rëndësishme, e cila po nominohet për ambasador në Shqipëri, kjo lloj simbolike tregon diçka, lëvizja tektonike e Jared Kushner nga Beogradi. Tani vëmendja është vendosur në Tiranë. Ky nuk do vijë të jetë thjesht një ambasador, çfarë i kanë qenë ambasadorët e tjerë, është duke ardhur si mesazh, është një simbol i përkushtimit amerikan ndaj sigurisë, ndaj aleatëve. Lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe fut Shqipërinë dhe faktorin shqiptar.

Faktori shqiptar është më koheziv, Kemi një koordinim në heshtje mes Tiranës, Prishtinës, shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përkundër problemeve që ato kanë. Ardhja e tij është një lloj shuplake për Beogradin, që ju nuk jeni më, sot Tirana është adresa jonë rajonale.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!