Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA akuzon Raul Castro për vrasje/ Autoritetet amerikane lëshojnë urdhër arrest ndaj ish-presidentit të Kubës

schedule22:53 - 20 Maj, 2026

schedule 22:53 - 20 Maj, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur akuza zyrtare për vrasje ndaj ish-presidentit të Kubës, Raúl Castro, në një lëvizje që ka sjellë përshkallëzim te tensioneve mes Washingtonit dhe Havanës.

Padia federale u bë publike të mërkurën dhe lidhet me një incident të vitit 1996, kur avionë luftarakë kubanë rrëzuan dy avionë të grupit të emigrantëve kubaneze  “Brothers to the Rescue”, me bazë në Miami. Në atë ngjarje humbën jetën katër persona.

Ndaj 94 vjecarit Castro dhe 4 piloteve kubaneze rendojnë 5 akuza duke përfshire komplot për vrasje të shtetasve amerikanë dhe shkatërrim avionësh. Autoritetet amerikane kanë lëshuar urdhër-arrest ndaj tij, megjithëse nuk ka prova që ai të ketë lënë Kubën apo që Havana të pranojë ekstradimin e tij.



Akuza vjen në një moment kur presidenti amerikan Donald Trump po shton presionin ndaj Kubës dhe ka bërë thirrje për ndryshim regjimi në ishullin komunist, i cili drejtohet nga komunistët që prej revolucionit të udhëhequr nga Fidel Castro në vitin 1959.

Gjatë një aktiviteti në akademinë e rojës bregdetare amerikane në Connecticut, Trump deklaroi se SHBA-ja do të “largojë forcat e paligjshmërisë, krimit dhe ndërhyrjes së huaj” nga rajoni, nga Havana deri te Kanali i Panamasë.

Ndërkohë, presidenti I Kubes  Miguel Díaz-Canel reagoi ashpër ndaj akuzave, duke i quajtur ato “një manovër politike pa bazë ligjore”. Ai tha se Kuba kishte vepruar për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore dhe paralajmëroi se këto veprime mund të përdoren si justifikim për një ndërhyrje ushtarake amerikane. Incidenti i vitit 1996 mbetet një nga episodet më të tensionuara në marrëdhëniet mes dy vendeve. Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil kishte arritur në përfundimin se avionët u rrëzuan mbi ujëra ndërkombëtare, ndërsa Kuba këmbëngulte se ata kishin hyrë në hapësirën ajrore kubane.

Akuza ndaj Castro vjen vetëm disa muaj pas arrestimit të presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga autoritetet amerikane për akuza të lidhura me trafikun e drogës, një tjetër zhvillim që sinjalizon rol më agresiv të SHBA-së në Amerikën Latine.

Raúl Castro konsiderohet ende një figurë me ndikim të madh në politikën kubane, edhe pse u tërhoq zyrtarisht nga presidenca në vitin 2018. Ai kishte shërbyer për dekada si ministër i Mbrojtjes dhe ishte një nga figurat kryesore të revolucionit kuban krahas vëllait të tij Fidel Castro.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!