Bayern Munich dhe Barcelona janë të interesuar për të nënshkruar me lojtarin e Liverpool-it, Naby Keita.
Keita nuk ka gjetur formën e tij më të mirë dhe vendi i titullarit është thjesht një mirazh për të. Liverpool shpenzoi mbi 50 milion euro për të transferuar atë nga Leipzig por pritshmëritë nuk ishin ashtu siç imagjinohej.
Klubet e interesuara për të nuk janë të pakta. Bayern e Barcelona janë në pole positon për shërbimet e tij.
Gjithashtu nga ana tjetër janë edhe dy klube italiane të cilët presin shërbimet e tij, konkretisht Juventus e Roma./ h.ll/abcnews.al