Pas Sherif Kallakut, te Teuta kanë njoftuar edhe dy largimet të tjera. Në fakt nuk përbëjnë më lajm, vecc faktit që klubi durrsakët i ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale.
Sulmuesi Pepi Gorgiev largohet me katër gola në llogarinë e tij, pa mundur të ishte ai goleadori që prisnin në Durrës.
Gjithashtu është larguar edhe portieri Bobo Celeski, i cili nuk ka pasur shumë hapësira dhe ka parë si lëvizjen më të mirë për ta largimin.
Sa u takon afrimeve, sulmuesi Rubin Hebaj ka dalë sot në stërvitje me Teutën dhe pritet të zyrtarizohet si afrimi i parë te durrsakët. / abcnews.al