Festa e Vitit të Ri në disa familje nuk është pritur si e tillë. Tre raste dhune ndaj grave janë regjistruar këtë të hënë në vendin tonë. Një 42 vjeçar dhe një 36 vjeçar në Tiranë janë arrestuar sepse njëri ka dhunuar ish-gruan, kurse tjetri gruan.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. U., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes“, thotë policia.
Një tjetër rast dhune u raportua nga policia në Elbasan. Sërish burri ka vënë dorë mbi gruan dhe si pasojë është arrestuar.
2 persona të tjerë janë arrestuar në Tiranë për shkelje të rregullave të qarkullimit.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. P., 42 vjeç, pasi është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, duke drejtuar mjetin e tij, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar. U arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /abcnews.al