Infeksionet në rritje, 547 raste të reja me COVID dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

schedule17:36 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 17:36 - 29 Dhjetor, 2021

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 547 raste të reja me COVID nga 5639 testime të kryera në total. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 qytetarë, konkretisht një qytetare nga Gramshi 64 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 76 vjeç, një qytetar nga Durrësi 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 86 vjeç, një qytetar nga Lushnja 88 vjeç.

Janë 5506 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 298 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,181 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 239 në Tiranë, 30 në Durrës, 28 në Sarandë, 25 në Fier, 18 në Vlorë, 16 në Elbasan, 14 në Lushnje, nga 12 qytetarë në Tepelenë, Shkodër, nga 10 qytetarë në Lezhë, Kamëz, nga 9 qytetarë në Korçë, Mallakastër, 8 në Patos, nga 7 qytetarë në Mat, Divjakë, Gjirokastër, Skrapar, nga 5 qytetarë në Himarë, Krujë, Shijak, Mirditë, Pukë, nga 4 qytetarë në Kavajë, Këlcyrë, Kuçovë, Peqin, nga 3 qytetarë në Cerrik, Devoll, Selenicë, Dibër, Vorë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Kukës, Kurbin, Roskovec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Librazhd, Belsh, Berat, Maliq, Memaliaj, Përmet, Konispol, Delvinë, Tropojë.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon Ministria.

Statistika (29 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 547
Të shëruar në 24 orë 298
Të shtruar në spitale 90
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 5639

Testime totale 1,473,154
Raste pozitive 208,899
Raste të shëruara 200,181
Raste Aktive 5,506
Humbje jete 3,212

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2572
Fier 642
Durrës 473
Shkodër 374
Elbasan 331
Vlorë 324
Berat 209
Gjirokastër 154
Lezhë 158
Korçë 101
Kukës 79
Dibër 89

m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!