Greqia duket se është “mbërthyer” nga COVID-19. Mediat bëjnë me dije se në 24 orët e fundit pritet të konfirmohen rreth 22 mijë raste të reja, numri më i lartë ditor që prej fillimit të pandemisë.
Me këto të dhëna, sipas asaj që ka deklaruar më herët ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris, ditën e nesërme pritet të vendosen masa të reja që do të jenë në fuqi edhe në natën e ndërrimit të viteve.
Masat do të vulosen pikërisht ditën e nesërme, në një takim ekspertësh. m.v/Abcnews.al