Trondit mjeku: Mund të ketë mbi 10 mijë të infektuar në ditë, por mos u trembni

schedule08:45 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 08:45 - 24 Dhjetor, 2021

Në prag të festave të fundvitit me ardhjen e Omicron janë rritur infektimet, por edhe frika e qytetarëve  nga varianti i ri. Epidemiologu grek Gikas Majorkinis bëri një parashikim të “zi” për atë që e pret vendin fqinj në muajt e parë të vitit të ri.

Është shumë e mundur që të arrijmë në 10,000 apo edhe 12,000 raste, por ky numër nuk duhet të na trembë” tha ai, duke shpjeguar se Omicron është një lloj shumë ngjitës që jep simptoma të ftohjes së zakonshme “gjithmonë bazuar në atë që raportohen”.

Duke folur në televizionin SKAI, ai dha alarmin për të pavaksinuarit dhe u bëri thirrje të vaksinohen, pasi Omicron për ta nuk do të jetë i butë.

Një dozë e katërt? Ai u shpreh se është herët për të diskutuar për administrimin e një doze të katërt, pasi në këtë fazë doza e tretë është më se e mjaftueshme. Në Shqipëri dje u konfirmuan zyrtarisht dy rastet e para me variantin e ri Omicron./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!