Ministrja Elisa Spiropali deklaron se Lulzim Basha nuk e mund dot Sali Berishën me gjuhën e këtij të fundit. Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, duke komentuar replikat në seacën e fundit plenare me kreun e Partisë Demokratike, Spiropali tha se Basha flet me të njëjtën gjuhë si të “Foltores”.
“Marrëzia e tij është se mund ta mundë Sali Berishën me gjuhën e Sali Berishës. E mbush kohën në Kuvend me të njëjtën gjuhë të foltores, me të njëjtat shpifje. Ai nuk del dot nga modeli qe e ka promovuar. Nuk e mund dot me të njëjtën gjuhë. Mund të krijonte një kod tjetër, nuk e ka krijuar. Janë në një garë kush shpif më shumë. Punë e tyre. As i bëjmë akuza, më shumë se ata i thonë njëri-tjetrit. Të gjithë tezat tona ata po i vërtetojnë.
Kur flet Basha për të luftuar llumin në politikë, se nga ai llum ka dalë, kur flet për vettingun të vjen të përdor atë shprehjen që ky qenka krijuar për t’i rënë fyellit në të njëjtën vrimë se e ka besueshmërinë zero. Të gjithë e dinë që Lulzim Basha ikte në 5 të mëngjesit me avion, që mos paraqitej në orën 7 në prokurori. E bënte të planifikuar. Për këtë ne s’kemi për të thënë. Midis tyre ne nuk zgjedhim sepse qytetarët kanë zgjedhur të mos zgjedhin as njërin as tjetrin. Ata kanë humbur. Gurët, drurët, pleqtë dhe fëmijët e dinë kush janë Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Më vjen keq për demokratët e thjeshtë”, u shpreh ministrja. g.v/abcnews.al