Publikohen të dhënat: Omicron është më pak i rëndë në Afrikën e Jugut

schedule15:36 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 15:36 - 22 Dhjetor, 2021

Disa të dhëna të mbledhura në Afrikën e Jugut rreth infektimeve me variantin Omicron të koronavirusit tregojnë se virusi në këtë vend ka shkaktuar sëmundshmëri të ulët.

“Në Afrikën e Jugut, kjo është epidemiologjia: Omicron është duke u sjellë në një mënyrë më pak të rëndë,” tha Prof. Cheryl Cohen, nga Instituti Kombëtar për Sëmundjet Ngjitëse, dhe një nga autorët e studimit.

Shkencëtarët, megjithatë shtojnë se nuk dihet ende se përse sëmundshmëria në këtë vend është më pak e rëndë dhe se në vende të tjera situata mund të mos jetë e njëjtë.

Në Afrikën e Jugut mosha mesatare është 27.6 vjeç në krahasim për shembull me Britaninë e Madhe ku është 40.5 dhe Italinë e goditur rëndë nga vala e parë e pandemisë ku mosha mesatare është 47.3. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!