Spektakli fillimisht nuk kishte lidhje me topin.
Mbi 70 000 spektatorët në stadiumin e qytetit Ingëlvud u kënaqën së pari me ceremoninë e hapjes, që ishte e treta e kësaj Kupe të Botës, e që besohet se ishte kulmi I gjithçkaje.
Në skenë ishte Kejt Perri, këngëtarja e madhe amerikane me origjinë pikërisht nga Kalifornia, që interpretoi në një stadium kalifornian.
Bashkë me të, në shfaqje ishin edhe këngëtarja nga Afrika e Jugut, Tila, Anita nga Brazili dhe Liza nga grupi K-pop Blekpink.
Më pas i erdhi radha spektaklit në fushë.
Skuadra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kaloi me lehtësi dhe në mënyrë bindëse provën e parë, atë ndaj Paraguajit, që cilësohej si një rival I vështirë.
Të paktën këtë herë nuk u duk aspak kështu.
Amerikanët të drejtuar nga trajneri argjentinas me përvojë, Maurisio Poçetino, bënë gjithçka shumë mirë.
Ata patën epërsi dhe suksesi ishte I thellë, 4-1, si një paralajmërim se vendasit nuk mund të merren lehtë.
Fillimisht, erdhi autogol nga Bobadija, pastaj Balogun shënoi dy herë, në 31’ e minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.
Amerikanolatinët mundën të shkurtonin rezultatin me rrjetën nga Maurisio në 73’, por pikërisht në fund, në minutën e 8-të shtesë, ekipi I superfuqisë botërore vulosi shifrat në 4-1.
Edhe pse Shtetet e Bashkuara cilësohen vetëm si pretendenti numër 12-të I Kupës së Botës, sërish prej tyre mund të pritet më shumë.



