Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një e moshuar është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku jetonte dhe ka gjetur vdekjen.
“Me datë 22.12.2021, rreth orës 05:00, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja S. D., 85 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë”, thotë policia
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al