“Berisha, njeriu më i kërkuar në Google në Vlorë, Basha në Fier, po Rama?”

schedule09:17 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 09:17 - 16 Dhjetor, 2021

Çdo fundvit të gjithë janë të interesuar për fjalët më të kërkuara në Google. Tomi Kallanxhi, themeluesi i “Big Media Expert”, ka treguar për “ABC e Mëngjesit”, personazhet më të kërkuar në varësi të qyteteve në Shqipëri.

Emrat i kanë surprizuar të gjithë pasi nuk kanë shumë lidhje me qytetet që pëlqehen.

“Njeriu më i kërkuar në Vlorë sot në Google është Sali Berisha, kurse Lulzim Basha sot është njeriu më i kërkuar në Fier. Kurse çuditërisht, Edi Rama është njeriu më i kërkuar në Gjirokastër. Sigurisht, që dy gjërat më të kërkuara në Gjirokastër është Edi Rama dhe bitcoin”, tha Kallanxhi. l.k/abcnews.al