Abissnet Superiore do të zbresë në fushën e blertë, për të luajtur ndeshjet e javës së 14-të të saj, të cilat do të zhvillohen në 3 ditë, nga e premtja deri në të dielë.
Javën e 14-të do e hapë sfida në “Elbasan Arena” mes Dinamos dhe Vllaznisë, e cila do të luhet ditën e premte në orën 19:45. Një sfidë e rëndësishme kjo për blutë që kërkojnë “autokritikën” e humbjeve në javët e fundit përball shkodranëve po kalojnë një moment të mirë në kampionat.
Dita e shtunë ka rezervuar një duel mbijetese mes dy skuadrave që ndodhen në fundin e tabelës. Skëndërbeu-Kastrioti do të luhet në Korçë në orën 16:45. Takim i luftuar mes dy skuadrave të cilat kanë 3 pikë diference mes tyre, dhe në përballjen vetëm fitorja bën punë për të lënë pas vetes një rival direkt për mbijetese.
E diela do jetë e 3 përballjeve interesante, ku luhet në të 3-ja frontet. Egnatia-Laçi sfidë e cila do të luhet në “Arena Egnatia” ora 13:45, një takim ku kurbinasit kërkojnë vazhdimësinë e fitoreve, ndërsa rrogozhinasit për të marrë 3 pikë më vlerë në garën për mbijetesë.
Në orën 16:45 do të përballen Kukësi-Partizani në “Loro Boriçi”. Një takim që tregon shumë për forcën e skuadrave dhe vazhdimësinë e tyre, me ekipet që kërkojnë vetëm 3 pikët në këtë duel.
“Air Albania” në orën 19:45 do të presë sfidën e fundit të kësaj jave atë mes Tiranës dhe Teutës. Një sfidë e luftuar, me bardh e blutë që kërkojnë rikthimin te fitorja pas humbjes në Laç, ndërsa djemtë e detit të tregojnë se ata janë Kampionet në fuqi.

/f.a/abcnews.al

