Ish-futbollisti i skuadrës së Juventusit, Boniek tha se bardhezinjtë nuk kanë rival në kampionatin italian, por duhet të fitojnë në Europë.
Një ndër lojtarët që shkruajti historinë me skuadreën e Juventusit, Bionek vuri në dukje dominimin e bardhezinjve në kampionatin italian. Gjithsesi ai tha se juventusi i viteve 80 fitoi edhe në Europë.
“Kam qenë i mendimit se kampionati në itali ishte i mbyllur ende pa filluar. Juventus është një ekip me një diferencë të madhe nga skuadrat e tjera në kampionatit italian. Në dekadën e fundit kanë dominuar gjithçka në futboillin italian. Dua të theksoj se ndaj Lazios pashë Juven më të keqe të këtij sezoni, por në fund arriti të fitonte sërish. Nuk mund të krahasojmë një skuadër gjatë viteve pasi futbolli ndryshon shpejt. Juventusi kur luaja unë fitoi edhe në Europë jo vetëm në Itali”, tha Bionek.
Ish futbollisti çek tha se Juventus është ndër skuadrat favorite për të fituar në Ligën e Kampionëve dhe Ronaldo do të jetë çelësi i suksesit. Janë plot 8 skuadra që mund ta fitojnë Champions-in, por në fund ia del vetëm një.
Në Torino ëndërrojnë të gjitha Champions League për të cilën nevojitet pak fat. Mendoj se afrimi i Cristiano Ronaldos në ekip do ta dërgojë skuadrën drejt suksesit në Ligën e Kampioneve. Portugezi ka një eksperiencë të madhe ndërkombëtare dhe ndikimi i tij te kampionët në fuqi të Italise do të jetë i madh./abcnews.al