Analisti Albatros Rexhaj ka komentuar arrestin shtëpiak të Vlora Hysenit dhe detajet e zbuluara në media për lidhjen e saj me Ergys Agasin.
Rexhaj tha se nuk mund të dihet se çfarë operacioni apo synimi ka pasur drejtoresha në Shqipëri dhe ngriti shqetësimin për publikimin e informacioneve që mund të lidhen me operacione të shërbimeve.
Rexhaj tha kjo çështje është delikate dhe se duhet të shmangej gjyqi publik. Më tej, analisti tha se duhet të sqarohet gjithashtu nëse gjyqtari ka certifikatë sigurie për të trajtuar një çështje të tillë.
“Vlora Hyseni ka deklaruar se unë e kam rekrutuar Ergys Agasin. Prokurori thotë se ne nuk i besojmë asaj. Kjo është një çështje delikate, ne nuk mund të dimë çfarë operacioni është, çfarë synimi ka pasur drejtoresha në Shqipëri. Kjo rrjedhë bëhet publike, çfarë operacionesh janë cenuar. Prokurori e merr e nxjerr çështjen në publik, ku e di që deri ku ka shkuar. Veç çështja a është X-i i aset i shërbimit duhet të diskutohet në seancë të mbyllur. Është treguar çfarë ka folur ajo para prokurorit. Agasi ka thënë është aset i imi, vetëm kjo çështje duhet trajtuar në seancë të mbyllur. Gjykatësi a ka certifikatë sigurie për të trajtuar çështjen?”

