Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Leka: Po tentohet me dashje të poshtërohen zyrtarët e shtetit

schedule20:39 - 23 Shtator, 2026

schedule 20:39 - 23 Shtator, 2026

TIRANË- Analisti i njohur, Martin Leka, i ftuar në emisionin “Real Story” tha se me publikimin e materialeve nga dosja e SPAK mbi rastin e ndalimit të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, po tentohet me dashje, që të poshtërohen zyrtarët e shtetit.

Ai theksoi se SPAK ka për detyrë të ruajë sekretin hetimor mbi proceset e iniciuara prej tij.

“Përderisa nuk ka ende një vendim gjykate, çdo person është i pafajshëm. SPAK dhe çdo institucion i shtetit duhet të ketë certifikatën e dinjitetit, që do të thotë se duhet të ruajë shtetin.

Në këtë rast, mënyra e arrestimit të zonjës, duke qenë dhe duke pasur parasysh detyrën që mban, ka edhe sekrete që i marrin me vete në varr.

Kjo do të thotë se duhet të ketë shumë kujdes, një pjesë e Prokurorisë Speciale, atyre nga rrjedhin mesazhe dhe informacione të tilla kanë një etje të madhe për të poshtëruar zyrtarë të shtetit shqiptar. Kjo është me dashje. Dashja është për të poshtëruar zyrtarët e republikës.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!