Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”, Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

schedule21:31 - 23 Shtator, 2026

schedule 21:31 - 23 Shtator, 2026

Analisti Arben Meçe komentoi zhvillimet e fundit sa i takon dosjes së Ergys Agasit dhe implikimi i Vlora Hysenit. Meçe tha se SPAK-u ka goditur shtetin dhe po merr përmasat e një puçi. Meçe shtoi se ka një strategji në Shqipëri për të shkatërruar çdo gjë që është ndërtuar. Më tej ai shtoi se nëse nuk ka shërbim shteti, është i rrënuar

“Këtu u artikulua një shprehje, “SPAK-u u ndërtua të godasë qeverinë”, e lidhi SPAK-un me goditjen e qeverisë, nuk është ky qëllimi i SPAK-ut, është goditja e krimit dhe korrupsionit.

Krimi shtetëror e ka zanafillën që në ’91. Nuk mund të pranoj goditje ndaj një individi ku praktikisht po goditet shteti. SPAK-u ka goditur shtetin dhe merr përmasat e një puçi, është në kundërshtim me ligjin. Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar.

U fol për një person që do vijojë të nxjerrë sekrete, edhe po e hoqe nga puna, i ka sekretet. Deri më sot unë arsyetova dy gjëra, siguria e shtetit dhe strategjia e SPAK-ut që hedh gurin dhe fsheh dorën. Ka një strategji në Shqipëri për të shkatërruar çdo gjë që është ndërtuar.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!