Vllaznia do të përballet me Partizanin ditën e mërkurë në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi”.
Një sfidë e rëndësishme për synimet e skuadrave, me shkodranët që do kërkojnë 3 pikët për të mos u larguar nga dy ekipet e kreut, ndërsa demat tentojnë vazhdimësinë e fitoreve për t’u rikthyer në vendet e para në tabelën e klasifikimit.
Për këtë sfidë klubi i Vllaznisë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm në rrjetet sociale, sa i takon shitjes së biletave, dhe mënyrën se si tifozët mund ti blejnë ato.
/f.a/abcnews.al