Vlorë- Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë.
Mësohet se një mjet tip ‘Ford’ ka përplasur një fëmijë 10-vjeçar me inicialet D.M.
Njoftimi: Me datë 04.12.2021,rreth orës 17:10,në aksin rrugor ” Rruga e Çipajve”, shtetasi R.M.,21 vjeç, duke drejtuar automjetin e markës tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin e mitur D.M.,10 vjeç.
Shtetasi u shoqërua për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
abcnews.al/