Bad Bunny, Taylor Swift dhe BTS janë artistët më të dëgjuar në Spotify për vitin 2021, ka zbuluar shërbimi i transmetimit të muzikës. Reperi portorikan Bad Bunny merr titullin e artistit më të dëgjuar në botë për të dytin vit radhazi, pasi grumbulloi më shumë se 9.1 miliardë transmetime në platformë vitin e kaluar, i ndjekur nga Taylor Swift, BTS, Drake dhe Justin Bieber.
Kënga më e transmetuar e vitit 2021 në Spotify ishte “Drivers License” e Olivia Rodrigo, e cila u luajt më shumë se 1.1 miliardë herë, ndjekur më pas nga kënga “Montero” i Lil Nas X dhe “Stay” nga The Kid Laroi’s dhe Justin Bieber. Në vendin e katërt renditej “Good 4 U” nga Olivia Rodrigo dhe më pas Dua Lipa me “Levitating”.
Artistët më të transmetuar
Bad Bunny
Taylor Swift
BTS
Drake
Justin Bieber
Këngët më të transmetuara
“drivers license” – Olivia Rodrigo
“MONTERO (Call Me By Your Name)” – Lil Nas X
“STAY” (feat. Justin Bieber) – The Kid LAROI
“Good 4 u” – Olivia Rodrigo
“Levitating” (feat. DaBaby) – Dua Lipa
Albumet më të transmetuara
SOUR, Olivia Rodrigo
“Future Nostalgia,” Dua Lipa
“Justice,” Justin Bieber
“=,” Ed Sheeran
“Planet Her,” Doja Cat
/abcnews.al

