Yjet e fazës së parë: Dominon Tirana, Partizani e Vllaznia në një “kuotë”

schedule17:19 - 25 Nëntor, 2021

schedule 17:19 - 25 Nëntor, 2021

 Tirana dominon në formacionin më të mirë të fazës së parë të Abissnet Superiore. Bardheblutë kanë nga një lojtar në çdo rol, veç portës që në javën e fundit është marrë nga i riu i Egnatias, Bruno Puja.

Supersport publikon javë pas jave në “Analizë Superiore” formacionin më të mirë, nisur nga indeksi i vlerësimit që bazohet në të dhëna statistikore. Kështu nga Tirana mes më të mirëve janë Erjon Hoxhallari, Vesel Limaj dhe Taulant Seferi.

Partizani ka një nga mbrojtjet më të mirë dhe dy vende i kanë “prenotuar” ata, pasi Belica e Musta kanë spikatur deri më tani. Gurishta i Vllaznisë plotëson mbrojtjen, duke spostuar Roganovic të Laçit.

Kurbinsasit kanë vetëm mesfushorin Regi Lushkja. Nga Vllaznia veç kapitenit është edhe Liridon Latifi, kurse nga Kukësi spikat Edi Basa, autor i pesë golave në fazën e parë të kampionatit. Mes më të mirëve është edhe Agim Ibraimi, kapiteni i Dinamos. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!