Më shumë se 90% e 3.5 milionë punonjësve federalë të SHBA-së , kanë marrë të paktën një dozë vaksine kundër koronavirusit, sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë. Sipas administratës amerikane 95% e punonjësve federalë janë vaksinuar plotësisht.
“Tashmë 95% e punonjësve të administratës amerikane kanë respektuar kushtin e vaksinimit të vendosur nga presidenti, ” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Kevin Munoz .
SHBA është vendi më i prekur në botë, me numrin më të lartë të viktimave dhe rasteve. SHBA ka regjistruar 48,748,557 raste dhe 794,864 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al