“Protesta në të gjithë vendin për rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës”. Është ky vendimi politik i Këshillit Kombëtar i PD-së, i bërë poublik nga nënkryetari Edi Paloka në një deklaratë për mediat.
“Pati një vendimarrje të rëndësishme politike, pas asaj që ndodhi në Parlament seancën e fundit, sot Këshillit Kombëtar iu kërkua lidhur me qëndrimin politik dhe iu ngarkuan strukturave që do të merrem me organizimin e protestave me një qëllim të vetëm rrëzimin e Edi Ramës”.
Paloka informoi gjithashtu se Këshilli mori vendimin që pas rrëzimit të qeverisë Rama të krijohet një qeveri tranzitore për zgjedhjet e ardhshme.
“Këshilli mori vendim politik që një zgjedhje politike pas rrëzimit të qeverisë Rama, një qeveri tranzitore kalimtare të merret me zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”. abcnews.al