Situata në Partinë Demokratike duket se nuk është foert e mirë pasi negociatat dëhstuan për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjehdjet lokale.
Pasi Kreu i Grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, doli në foltoren e Kuvendit ku iu pëërgjigj akuzave ndaj tij se “bën pazare me Ramën”, ka reaguar edhe Edi Plaoka.
Lexo edhe: “Pazarxhinj ne?!” Alibeaj u përgjigjet akuzave: Nuk ma lejon edukata të flas me të njëjtën gjuhë
Deputeti demokrat thotë se Alibeaj është “kryetar i atij grupi që bashkëpunon me Ramën në Parlament për t’i bllokuar gojën opozitës.”
Në fund, Paloka ka paralajmëruar se në sallën e Kuvendit do të duhet të flasin shqiptarët e dëmokratët dhe jo ata që kanë uzurpuar mandatet me votën e të parëve.
Reagimi i plotë:
Alibeu paska dale ne podium per te sulmuar PD jo Ramen ! Ky qe pranon te ulet e bashkepunoje me Tao Ballen , deklaroi se as “ nuk do ti perfaqesoje ata me te cilet nuk e lidh asgje”, duke nenkuptuar deputetet e PD. E me paturpesi pastaj shton se qenka kryetar i grupit te PD! Te kujt PD, te asaj qe voton ne Parlament sic urdheron Rama e qe ka perfunduar me keq se “kerperata” ? Te atij grupi qe bashkepunon me Ramen ne Parlament per ti mbyllur gojen opozites e per te bllokuar nismat e saj ?
A mund te na thote ky Alibeu si pjese e Konferences se Kryetareve se si ka mundesi qe Rezoluta per krimet e ganocidin ne Kosove , ne shkelje te cdo procedure, vazhdon te qendroje ne sirtar ?
Po projektligji per lustracionin i paraqitur nga ne, pse vazhdon te mos e shoh driten ? A e ka ngritur ne Konferencen e kryetareve kete ceshtje ky “bashkeluftetari” i Tao Balles ne gjoja hapjen e dosjeve ?! Sigurisht qe jo, sepse nuk e lene Tao me Ramen. Prandaj dhe Rama ndjehet komod dhe leshon cfare i vjen ne goje per opoziten, kur ne salle eshte vetem Alibeu…
Prandaj shume shpejte ne ate salle do duhet te flasin shqiptaret, demokratet e jo ata qe kane uzurpuar karriget e mandatet me voten e tyre e ca me shume ata qe jane aty me vote te vjedhur e manipuluar. /abcnews.al


