Izraeli miraton vaksinimin e fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç

schedule21:05 - 14 Nëntor, 2021

schedule 21:05 - 14 Nëntor, 2021

Izraeli ka miratuar vaksinimin e fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç. Vendimi, i shpallur nga ministria e shëndetësisë, pasoi miratimin nga një panel ekspertësh javën e kaluar, pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së miratoi përdorimin urgjent të vaksinës së Pfizer dhe BioNTech për grupmoshat 5 deri në 11 vjeç me një dozë 10 mikrogram, raporton Reuters.

5.75 milion janë vaksinuar plotësisht kundër Covid në Izrael, përkatësisht 62.4% e popullsisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!