Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Duhet t’u kishe kërkuar falje grave që ke bullizuar,” Garo-Ramës: Koha juaj ka mbaruar

schedule17:35 - 16 Mars, 2021

schedule 17:35 - 16 Mars, 2021

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike ka bërë një reagim për deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama për gratë dhe vajzat e politikës.

Në një video-mesazh, Floriana Garo shprehet se e vetmja gjë që duhej të kishte bërë Edi Rama sot ishte t’u kërkonte falje vajzave dhe grave që sipas saj, ai i ka dhunuar, bullizuar apo ofenduar e tallur.  Garo shprehet se gratë meritojnë një kryeministër që i respekton dhe punon për to, dhe ky sipas saj, është Lulzim Basha.



REGIMI I PLOTË

“Zoti Rama, të vetmen gjë që duhet të bëje sot ishte t’u kërkoje falje atyre grave dhe vajzave që ke dhunuar, bullizuar, ofenduar e tallur. Imagjino sikur ajo të ishte vajza juaj!

Është koha që vajzat dhe gratë shqiptare do të marrin vendin që u takon, mbrojtjen që meritojnë nga çdo sjellje e padenjë ndaj tyre dhe dinjitetin që u është shkelur këto vite. Koha juaj ka mbaruar, zoti Rama. Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë një kryeministër që i respekton dhe punon për to. Dhe ky është Lulzim Basha.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!